Dyzet e dy vjeçari B.D. nga f. Negotinë e Gostivarit dhe djali i tij 17 vjeçar, nxënës në Gjimnazin e fshatit, kanë sulmuar fizikisht drejtorin e gjimnazit K.R. (43) nga f.Toplicë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime në kokë.
Siç kumtoi MPB-ja, ngjarja është paraqitur dje në orën 13:50 në repartin e policisë Galate nga ana e B.R. (45) nga fshati Negotinë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në oborrin e gjimnazit.
Drejtori është lënduar në kokë kurse policia pas paraqitjes ka marrë në pyetje dhunuesit ndërsa brenda disa ditëve do të del edhe me vendim rreth këtij rasti.
Ndryshe, gjatë muajt e fundit, Agjencia Zhurnal, si dhe banorët e Gostivarit, po edhe Sekretari i LR-PDSH, Arben Taravari, vazhdimisht kanë alarmuar se në Gostivar, çdo ditë, e më shumë, po ndodhin, Rrahje, Vrasje, Kidnapime, etj., dhe se në këtë qytet duhet rritur siguria nga MPB-ja.
Rikujtojmë kohë më parë me një titull “Zhurnal”, alarmoi, Dr.Arben Taravari konfirmoi: Gostivari me mbi 100 mijë banorë “trishtues”, me ngjarje “tragjike”, dhe me papunësi të madhe!?”. ishin alarmet nga agjencia e lajmeve Zhurnal, se në këtë qytet, po rritet kriminaliteti, dhe se MBP-ja, duhet sa më parë të marë masa për parandalimin e rasteve të tilla, dhe të u sigurohet qytetarëve, një siguri më e lartë në këtë Qytet, Gostivar.
Zhurnal, jo vetëm në artikullin e fundit, por edhe më parë, ka botuar se qyteti Gostivar, po dal-nga-dal, po bëhet Qytet i rezikshëm për banorët e saj, dhe për këtë jo vetëm ne, por nuk kaloi shumë kohë, në një shkrim edhe të Dr.Arben Taravarit, banor i këtij qyteti, ndau mendimin e njejtë me shkrimin në Zhurnal, se si me qytetin e tij të lindjes Gostivari, ka ndryshuar “ndoshta” në aspektin negativ. Sipas gjithë kësaj, a thua i duhet një ndryshim rrënjësorë këtij vendbanimi!?
Në pesë muajt e parë të këtij viti në rajonin më të gjerë të Gostivarit janë regjistruar 29 vepra penale “dhunë në familje”, të cilat kanë rezultuar me 28 fletëparaqitje kundër po aq individë. Tetëmbëdhjetë raste kanë qenë me shkaktim të lëndimeve trupor, 8 me rrezikimin e sigurisë dhe 3 me rrezikimin e sigurisë me armë të rrezikshme në rrahje, e që lidhen me dhunën në familje, kështu kumtuan edhe nga Sektori për punë të brendëshme në Tetovë që është përgjegjës regjional edhe për Gostivar. Informata të cilët ne si medium i pam të rëndësishme ti bëjmë të ditur, dhe si një lloj APELI deri te organet kompentente SPB – Tetovë, të ndërmarin masat e duhura për ulje të rasteve të rënda në këtë qytet.
Të gjitha këto teza duket se pajtohen lidhur me shkrimin që e kishte bërë enkas për qytetin e tij Dr. Arben Taravari i cili në detaje të rëndësishme e përshkruan gjithë gjendjen e qytetit. Sipas tij, qytetarët janë shumë të pakënaqur, janë të papunë dhe kërkojnë mbijetesë në vendet perendimore e shumë gjëra të rëndësishme dhe jetike për banorët e një vendi.
“Qyteti i Gostivarit me mbi 100 mijë banorë duket se dita ditës po vjen e sa më shumë bëhet “trishtues” për shkak të ngjarjeve ndoshta të themi ‘tragjike’ që ndodhin përfshirë këtu edhe papunësinë e të rinjëve të cilët po marin rrugën e perendimit për një jetë më të mirë, familje pa të ardhura që nuk dalin dot deri në fund të muajt e që raste të shumta mund të shohim edhe nëpër videot e realizuara nga televizionet lokale atje, skena trishtuese që të ngjallin rrëfimet sikur jetojmë në Afrikë. Cfarë ndryshime duhet bërë që ky qytet të rringjallet dhe a ka akoma shpresë..Një urim i cili vjen trishtuar nga rrugët boshe të qytetit tim. Unë jam nga GOSTIVARI. Një qytet diku rreth 100 mijë banorë, përfshi rrethinën. Gostivari sa vjen dhe mpaket, t’kurret. Njerëzit dalin më pak, dyert mbyllen më herët, hapen më rrallë! Sa të mirë janë gostivarasit e mi! Sa të ndrydhura e të ngrysura më duken ditët që e le Shkupin e madh dhe plot alarme, dhe kthehem në qytetin tim të qetë! Se tashmë Gostivari nuk është i qetë, është i heshtur…, shkruan mes tjerave Taravari.
Taravari në shkrimin e tij përfshinë kryesisht këto teza, arsimimin, papunësinë, sigurinë dhe zakonet e vjetra të cilat akoma nuk i lënë njerëzit derisa nuk kanë bukë të hanë.
Ndryshe, lajmet që publikohen nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal, nuk kanë asnje tendencë tjetër përpos qëllim “Alarmi” deri te organet kompentente për siguri, gjegjësisht, Sektori për punë të brendëshme në Tetovë që është përgjegjës regjional edhe për Gostivar, për ngritjen e sigurisë me lartë ndaj banorëve të Gostivarit.