Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në konferencën shkencore “Sfidat e reja në arsimin e lartë dhe Lëvizja Sindikaliste”, organizuar me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Unionit të Sindikatave në Universitetin “Shën Kiril e Metodi” – Shkup tha se pagat në universitetet shtetërore janë rritur për 14%.
Ajo tha se buxheti për arsimin e lartë këtë vit është rritur për 1,5 miliardë denarë. Nga 2,2 miliardë denarë të vitit të kaluar, sipas ministres Janevska këtë vit arriti në 3,7 miliardë denarë për gjitha universitetet.
Që nga janari, pjesës më të madhe të punonjësve në universitetet shtetërore iu janë rritur pagat bruto, mesatarisht me rreth 14%, për një pjesë më të vogël rritja ishte rreth 8%, theksoi Janevska.
“Çdoherë mundet më tepër dhe më mirë, në arsim asgjë nuk është e mjaftueshme nëse duam ta ndjekim hapin e vendeve të larta të zhvilluara, por ky është hap i madh në atë se çfarë ka ndodhur më parë, shpresoj se e njëjta do të ndodh edhe në vitet e ardhshme sepse kuptojmë që shteti ka nevojë për shkencë dhe inovacion, arsim cilësor kështu që edh enë vitet e ardhshme do të ndërmarrim hapa të ngjashëm”, tha Janevska.