Rrufeja vret 14 fëmijë në një kamp refugjatësh në Ugandë

Një goditje nga rrufeja në një kamp refugjatësh në Ugandë ka vrarë 14 persona, ka njoftuar policia e vendit. Sipas policisë, nga goditja 34 të tjerë kanë pësuar lëndime.

Një zyrtar bëri të ditur se të gjithë ata që vdiqën ishin fëmijë. Siç raportohet, incidenti ndodhi në vendbanimin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të vendit, shkruan BBC.

Kohët e fundit në zonë janë parë reshje të dendura shiu me vetëtima.

Palabek është shtëpia e më shumë se 80,000 refugjatëve dhe azilkërkuesve, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së.

Shumë prej tyre janë nga Sudani Jugor fqinj.

Ndryshe, katër vjet më parë, rrufeja vrau 10 fëmijë në qytetin Arua, gjithashtu në veriperëndim të Ugandës.

Fëmijët u goditën teksa po luanin futboll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu