Rrugët e Tetovës do të bëhen me emra të ri! Qytetarët do të kenë mundësi të japin propozimet e tyre

Nga 297 rrugë sa ka qyteti i Tetovës vetëm 81 prej tyre kanë emra, ndërsa 216 tjera ose nuk kanë fare ose janë me numra. Komuna e Tetovës në janar të vitit të kaluar formoi një komision i cili ka evidentuare rrugët dhe tani është në procedurë të që të hap një diskutim publik për emërimin e tyre. Kryetar i këtij komisioni është këshilltari Argjend Veliu i lëvizjes Besa. Ai thotë se qëllimi është që të vendosen emra në rrugët e Tetovës.

Keshilltari i Alternativës përmendi disa emra të propozuar.

Javën që vjen nga komuna e Tetovës do të ketë shpallje publike dhe qytetarët do të mund të dorëzojnë emra të rrugëve, ndërsa më pas propozimet do të duhet të kalojnë në këshill dhe në senacë qeveritare. Bashkë me emërimet e reja do të dorëzohen edhe propozimet apo ndryshimet që janë barë në vitin 2007.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu