E ftuar në Spotlight deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari rrëzoi zërat se ishte një nga ata që I shërbente Ramës duke shtuar se ata që I dhanë pushtet ishin vetë PD dhe LSI me djegien e mandateve.
Rudina Hajdari: “Braktisja e mandateve për mua ka qenë një gabim fatal I opozitës jashtëparlamentare, si i LSI-së, si I PD-së, sepse ishte një sjellje jo e përgjegjshme, ishte një sjellje tejet jo dempokratike, për një parti e cila siç e thatë ju përmbysi regjimin komunist, ndaj nëse ne vërtetë mendojmë që kemi përballë Edi Ramën, një njeri I cili është një autokrat, pra ka dhënë shembullin e shumicës së liderave në Ballkan që sillen në një mënyrë të tillë sikur nuk ka më të mirë se ata dhe çdo gjë duhet të jetë në dorën e tyre.”
Çfarë Parti Demokratike dhe LSI-ja ëshët se I dhuruan pushtet akoma më shumë, duke braktisur mandatet, duke lënë të gjithë pushtetin e Paralamentit dhe Ligjeve, po ashtu dhe atë lokal. Ndaj, kush I shërben Edi Ramës në këtë mes. Më thoni ju dhe ne të përgjigjemi me shqiptarët.
Alban Dudushi: “Ka plot që ju akuzojnë juve që i shërbeni Edi Ramës. Kjo është thënë që në momentin q ëmorët vendimin të qëndronit në Parlament. Ju kanë vënë herë pas here në dukje që ju kritikoni Bashën dhe PD-në dhe opozitën jashtëparlamentare sesa qeverinë dhe kryeministrin Edi rama.”-theksoi ai
Rudina Hajdari: “Bisedën bashkë e filluam duke thënë që këta bëjnë çdo gjë për të asgjësuar një person. Dhe kjo është forma e re në arenën politike për këta njerëz për të eliminuar kundërshtarët e tyre. I asgjëzojnë në media në mënyrën që ata most ë ngrenë më kokë, të kenë frikë dhe mos të dalin më duke I krijuar komplekse. Ajo çka është e rëndësishme është se nuk duhet të biesh pre e këtyre gjërave, sepse sjellja politike e gjithë këtyre viteve, çka tregon është që ne kemi një system politik I cili vetëm zhvat shqiptarët duke ja vjelur taksat dhe duke I marrë këto dhe duke I keqmenaxhuar e duke I future në xhepin e tyre pa ja kthyer as në arsim as në shëndetësi, as në asnjëlloj zhvillimi ekonomik.”-përfundoi ajo.