Rufi Osmani për kryetar të Gostivarit, ja kush e do rikandidimin?!

Ish-kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani po synohet që të jetë kandidat i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Gostivarit. Lobimi më i madh bëhet nga LR-PDSH, ku anëtarë të lartë të kësaj partie duan që Rufi Osmani, që simbolizohet me këtë qytet, të rikandidohet për këtë komunë, duke pasur parasysh rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së tij, informon INA.

Osmani deri tani nuk ka bërë të ditur se a do ti rikthehet politikës, derisa ai është konsideruar si një nga kryetarët më të suksesshëm të Gostivarit.

Gjatë periudhës së tij komuna e Gostivarit kishte arritur rezultate të jashtëzakonshme në menaxhimin fiskal dhe komunal mori Rejtingun Kreditor nga Agjencioni Moody’s, pagoi në tërësi borxhet e trashëguara, realizoi 8 milion euro investime kapitale, rriti buxhetin bazë nga 3,5 milion në vitin 2009 në 7 milion euro në vitin 2013 dhe siguroi fonde shumë të volitshme financiare 12,5 milion euro për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

“Kurorë e punës së suksesshme katërvjeçare është shpërblimi “Evropa e Bashkuar” që unë e pranova si kryetar i Gostivarit nga Assambleja Evropiane e Biznesit me qendër në Oksford të Anglisë.”, ka theksuar Osmani, duke përmendur edhe investime të realizuara.

Programi i tij katërvjeçar 2013-2017 tashmë, sipas Osmanit ka fonde financiare për investime kapitale prej 20 milion euro nga burime të jashtme 12.5 milion dhe 7,5 milion euro nga buxheti komunal.

Ja Investimet kryesore kapitale në mandatin 2013-2017 që ishin përmendur nga Osmani:

Problemin me stacioni e filtrimit të ujit nga donacioni i qeverisë zvicerane, sepse kjo qeveri ka harxhuar mbi 500 milion euro për Shkupin 2014, ndërsa nuk gjente 3 milion euro ta përfundojë këtë stacion nga i cili varet shëndeti i 100 mijë banorëve.

Problemin me deponinë rajonale, procedurë e cila është në fazën finale duke ruajtur interesin e qytetarëve të Gostivarit dhe të rajonit të Pollogut.

Do të fillojmë projektin e gazifikimit të qytetit dhe shkollave në Gostivar.

Do të ndërtojmë urën e re që do të lidhë spitalin e qytetit me shkollat e mesme.

Do të fillojmë me ndërrimin e rrjetit të gypave të vjetruar të ujësjellësit të qytetit me fonde te siguruara nga KHW Banka Gjermane.

Do të vazhdojmë me ndërtimin e kanalizimeve, rrugëve dhe trotuareve.

Do të zbatojmë efikasitetin energjetik duke instaluar llampat LED në ndriçimin publik me fonde nga Banka Botërore.

Do të ndërtojmë salla të reja sportive në shkollat tona sepse kjo qeveri i la pa përfunduar sallat sportive në Gjimnazin e Gostivarit dhe në fshatin Debresh.

Do të zgjidhim problemin me vendparkingjet në qytet.

Do të krijojmë zona industriale dhe ekologjike me synim të hapjes së vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë, dhe shumë projekte konkrete të tjera. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu