Rusët parashikojnë luftë mes Kosovës dhe Malit të Zi: Do të hyjë edhe Shqipëria

Russia është duke investuar shuma marramendëse parash në sektorin e medias ndërkombëtare me qëllim ndikimin në vendime apo zona të caktuara.

Russia Today dhe Sputnik janë dy nga mediat që marrin pjesën më të madhe të të ardhurave duke raportuar në çdo cep të botës, ndërsa sëfundmi Russia është akuzuar nga SHBA-të për sponsorizim të atyre që konsiderohen “fake news”, të cilat bësohet se shkaktuan edhe humbjen e Hilary Clinton përballë Donald Trump.

Mediat e sponsorizuara nga Russia kanë në fokus të tyre edhe Ballkanin dhe sidomos shqiptarët, ku sëfundmi shkruajnë se do të ndodhë një luftë mes Kosovës dhe Malit të Zi për shkak të demarkacionit, përcjell Albeu.com.

“Sputnik” shkruan se lufta do të nise mes Kosovës dhe Malit të Zi për shkak të mos marrëveshjeve me demarkacionin dhe shqiptarët e Kosovës do të kenë në mbështetje edhe Shqipërinë, ndërsa NATO sipas tyre do të qendrojë neutrale.

Duke trembuar malazezët, “Sputnik” shkruan se nga kjo luftë ata do të humbasin territore të konsiderueshme, të cilat do t’u kalojnë shqiptarëve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu