Anglisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, gjuhë kineze dhe arabe… përveç gjuhës së saj amtare, rusishten.
Kjo është lista e gjuhëve të njohura nga 4-vjeçarja Bella Devyatkina nga qyteti i Moskës, e cila hyn automatikisht në librin e Rekordeve Guinnes.
Gjatë show-t të talenteve “Njerëz të jashtëzakonshëm” që transmetohet në “TV Rossija 1”, vogëlushja ka treguar se i kupton të shtata gjuhët dhe më pas ka luajtur e ka kërcyer në pritje të çmimit.
Ajo i ka lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në studio dhe shikuesit nga ekrani me talentin e saj. /Blitz