Rusia: Do të ndërpresim energjinë për Ukrainën nga centrali Zaporizhzhia nëse nuk paguan

Rusia ka kërcënuar se do të ndërpresë energjinë që Ukraina merr nga centrali më i madh bërthamor në Evropë, nëse Kievi nuk e paguan Moskën, raporton AFP. Stacioni bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore u mor nën kontroll nga trupat ruse pasi pushtuan vendin më 24 shkurt.

Zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë: “Nëse sistemi energjetik i Ukrainës është gati për të marrë dhe paguar, atëherë centrali do të funksionojë për Ukrainën. Nëse jo, atëherë do të funksionojë për Rusinë.

Vërejtjet e Khusnullin erdhën pasi zyrtarët rusë treguan se Moska synon të qëndrojë në territoret që ka pushtuar në Ukrainën jugore, si rajoni Kherson dhe pjesë të mëdha të Zaporizhzhia.

Khusnullin theksoi se uzina e Zaporizhzhia do të mbetet funksionale, duke shtuar: “Ne kemi shumë përvojë në punën me termocentralet bërthamore, kemi kompani në Rusi që e kanë këtë përvojë.

Agjencia bërthamore e Ukrainës, Energoatom, tha sot se termocentrali Zaporizhzhia vazhdon të ushqejë rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.

Një zëdhënës i Energoatom tha se rusët “nuk kanë kapacitetin teknik për të furnizuar me energji nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia Rusisë ose Krimesë”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu