Rusia nxjerr “të vërtetën e madhe”: Shtëpia e Bardhë mbron ISIS-in

Rusia akuzon SHBA-të se po mbrojnë ISIS-in. “Nëse më parë kishim dyshime se Al-Nusra Front është e mbrojtur në këtë mënyrë, tani, pas sulmeve ajrore të sotme në ushtrinë siriane kemi ardhur në një përfundim vërtetë të tmerrshëm për të gjithë botën: Shtëpia e Bardhë është duke mbrojtur Shtetin Islamik”,- tha dje për “Rossiya 24” zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Moska ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që goditën forcat siriane, duke vrarë 62 ushtarë dhe plagosur 100 të tjerë, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme ruse.

Ministria e Jashtme ka kërkuar edhe shpjegim të plotë dhe të detajuar nga Uashingtoni lidhur me incidentin.

Moska theksoi se është shqetësuar nga sulmi ajror amerikan që shënjestroi njësitë e ushtrisë, të cilat ishin duke luftuar militantët e Shtetin Islamik.

Ministria shtoi se, pala ruse kurrë nuk është njoftuar për planet e SHBA-ve për të kryer bombardime në zonën Deir ez-Zor.

Ministria e jashtme ruse ka theksuar se, sulmet ajrore amerikane kundër forcave qeveritare siriane rrezikojnë marrëveshjen siriane të armëpushimit të arritur mes Moskës dhe Uashingtonit më 9 shtator.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se katër sulme kundër pozicioneve siriane janë kryer nga katër avionë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu