Rusia paralajmëron për zgjatjen e konfliktit, Britania zotohet se do të furnizojë me raketa Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar është zotuar se do të dërgojë sisteme raketash me rreze të mesme veprimi në Ukrainë. Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania do të dërgojë një numër të paspecifikuar raketash M270, të cilët mund të godasin objective deri në 50 milje, shkruan skynews.

Ai tha se trupat ukrainase do të trajnohen gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për të përdorur pajisjet.

Wallace tha se vendimi u mor në bashkëpunim me qeverinë amerikane, e cila tha se do të furnizonte Ukrainën të mërkurën me sisteme të avancuara raketash, të quajtura HIMARS.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi i tij do të furnizojë Ukrainën me raketa moderne anti-ajrore dhe sisteme radari këtë javë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu