Partia Liberal-demokratike e Çedomir Jovanoviqit ka uruar Partinë Demokratike Socialiste (DPS) të kryeministrit Millo Gjukanoviq për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.
“Suksesi i DPS-it është shumë i veçantë për orientimin euro-atlantik të Mali të Zi. Megjithë presionet e deritashme të nacionalistëve malazezë dhe serbë të paguar me para ruse, qytetarët e Mali të Zi nuk lejuan që edhe Mali i Zi të kthehet në vitet e 90-ta, të kthehet i tërë Mali i Zi”, thuhet në urimin e liderit të LDP-së, Çedomir Jovanoviq.
Ai ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë konfirmim se në Mal të Zi ka fituar solidariteti, kurse janë mposhtur “vikend terroristët” dhe nikoqirët e tyre të paguar.
Gjatë zgjedhjeve të Mal të Zi ishin arrestuar 20 shtetas serbë, të prirë nga ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, të cilët synonin terrorizimin e Malit të Zi dhe kidnapimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq
Pas humbjes në Mal të Zi, forcat proruse pritet që të pësojnë disfatë edhe në Maqedoni, ku qeveria VMRO-BDI, njëjtë si qeveria serbe, nuk i është përgjigjur pozitivisht apelit të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Këto sanksione pasuan pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në zona tjera të Ukrainës.