Rusia pushton Britaninë? Qytetarët “tmerrohen” nga stërvitja ushtarake

Gazetat britanike së fundi u kanë kushtuar disa artikuj tankeve ruse të vendosura në territoret britanike (‘Daily Mail’, ‘Express.co.uk’, ‘Daily Star’ etj) . Por, në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

Nuk bëhet fjalë për një pushtim rus në Britani, por për një stërvitje, nëse një gjë e tillë do të ndodhte në një nga vendet baltike.

Ushtria britanike ka ndërmarrë një stërvitje masive ditën e djeshme dhe ditën e sotme, me skenarin sikur “trupat ruse hyjnë në Estoni”, shkruan Mapo.

Ushtarët britanikë kanë vendosur tanke me simbolet e Ushtrisë ruse në territoret e tyre për ta bërë stërvitjen të dukej sa më reale. Por, ky improvizim ka ngjallur panik te ata që e kanë pare, sidomos ata që e hasur fillimisht nga faqet e gazetave.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu