Koalicioni Rilindje me Besë
Shtabi komunal I koalicionit Rilindje me Besë në Kumanovë realizoi mbledhjen e rradhës , ku vlerësoi aktivitetet e deritanishme parazgjedhore. Theks të veçantë gjatë kësaj mbledhjeje iu dha faktit se edhe përskaj kërcënimeve dhe presioneve të shumta që po u bëhen qytetarëve, në rradhë të parë aktivistëve, numri i përkrahësve vazhdimisht po shtohet. Dhe në fund iu bë një falenderim i madh aktivistëve të këtij koalicioni, të cilët janë vazhdimisht aktivë në të mirë të qytetarëve.
Kumanovë 3.12.2016 Kryetar i shtabit. Shenur Osmani