Sa vite duhet të kurseni të gjithë pagën tuaj për të arritur 1,000,000$, në shtete të ndryshme të botës?

Sa vite duhet të kurseni të gjithë pagën tuaj për të arritur 1,000,000 dollarë, në vende të ndryshme të botës? Sipas analizës së Picodi.com, nga të dhënat e vitit 2023, Zvicra kryeson listën. Qytetarët e këtij vendi mund të bëhen milionerë nëse kursejnë të gjithë pagën e tyre për 14 vjet e 3 muaj.

Vijon Singapori, ku mund të arrini 1 milion dollarë, nëse e kurseni pagën mesatare për 16 vjet e 11 muaj. Në Luksemburg ju duhen 17 vjet e 4 muaj.

Vendi i mundësive, SHBA-të janë në vendin e 4-të, ku ju duhen 19 vjet e 10 muaj. Ndërsa TOP pesëshen e parë e plotëson Islanda, ku ju duhen 20 vjet e 11 muaj.

Sa i përket vendit tonë dhe rajoni, në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave për vitin 2023, ju duhen 188 vjet e 4 muaj për të arritur 1 milion dollarë. Në Shqipëri ju duhen 195 vjet e 4 muaj. Në Serbi, 142 vjet e 5 muaj. Në Bosnje e Hercegovinë, 131 vjet e 2 muaj. Në Mal të Zi, 122 vjet e 8 muaj. Në Kroaci, 81 vjet e 7 muaj. Në Bullgari, 106 vjet e 7 muaj. Në Greqi, 95 vjet e 4 muaj.

Nga 102 shtete, në 27 shtet, ju duhet të kurseni të gjithë pagën nga 100, deri në 200 vjet, për të grumbulluar një milion dollar, ndërsa në 26, më shumë se 200 vjet.

Në fund të listës është Pakistani, ku paga mesatare duhet të kursehet 621 vjet e 3 muaj, për të arritur 1 milion dollar, në Egjipt ju duhen 603 vjet e 6 muaj, në Ugandë, 523 vjet e 3 muaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu