Sadiku: Nuk jemi pjesë e matematikave për qeveri

Azem Sadiku nga PDSH është prononcuar për matematikat që po bëhen për tu futur në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë, duke thënë se nuk janë pjesë e matematikave që do të bëjnë partite, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sadiku gjithashtu ka thënë se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk e hap telefonin e Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaev, por as telefonin e politikanëve nga Kosova.

Sadiku ka thënë se kryetari i tij Thaçi ka folur me cinizëm kur ju ka thënë zyrtarëve të Besës që do t’i mbështesin.

Këto komente, Sadiku i ka bërë në emisionin Click Plus në TV21./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu