Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka quajtur “titistë” dhe “të marrë” ata që e duan kombin kosovar.
Berisha, ish-kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri, ka thënë se kombin kosovar kishte dashur ta krijonte edhe Titoja në kohën e Federatës Jugosllave, por nuk ia kishte arritur.
Sipas tij, asnjëherë nuk do të mund të krijohet kombi kosovar.
Berisha ka thënë në një intervistë në RTV Dukagjini se ata që duan komb kosovar janë gjak i vijës jugosllave.
“Kudo që janë, ata janë gjak i vijës jugosllave. Këtë e bëjnë për qëllime anti-kombëtare”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, kjo është përpjekje don kishote që nuk do të realizohet kurrë./InfoShqip