Saliu: A shkohet në takim me Ali Magjartelekomin

Aliu dhe filialet e tij.
Ju që sot do te shkoni në takim me Ali Magjartelekomin, një rifreskim të memorjes: gojëplot ju dëgjuam duke thënë se keni principe, se do ta luftoni të keqen që e sollën çifti BDI-VMRO dhe se asnjëherë s’do të jeni vasalë të dikujt. Kaq nga fjalët! Sot për ju flasin veprat. Ironia e gjithë kësaj pune është që Ali Ahmeti (lexo saktë: Gruevski) lëre se e ka nën kontrollin e vet KSHZ-në me gjithë Bedredin Gruevskin, Subhi Mijallkovin dhe Prekopucën, por ja që lista e këtyre po vazhdojka edhe me disa partiçka të vogla. Aliu i kishte 20 deputetë dhe e dëshmoi veten, ndërsa tani kërkon haptazi që edhe filialet e tij haptazi të defilojnë, që t’i bindë shefat e tij (Gruevskin e Mijallkovin) se ai vërtet ka më shumë deputetë seç tregojnë numrat zyrtarë. Por, ne e dhamë BESËN dhe do ta mbajmë këtë amanet. Ai që ka tradhtuar 15 vite dhe që degradoi gjithçka nuk meriton më t’i themi “mik i çështjes kombëtare”! Ai që me 20 deputetët e vet na poshtëroi pa turp, nuk ka më as moral që me deputetët e të tjerëve ta bëjë një 20-she tjetër për Gruevskin. Kaloi ajo kohë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu