Samsung dallohet për ekranet lider të industrisë në ISE 2020

Formacionet e fundit QLED 8K SMART, The Wall for Business, dhe Flip 2 i azhurnuar prezantojnë funksione të panumërta në sektorë të ndryshëm dhe marrin çmime të shumëfishta.

Samsung Electronics po çon industrinë një tjetër hap përpara me një zgjerim të ekraneve QLED 8K SMART, aplikacione të reja të The Wall dhe me prezantimin e flip-kartës dixhitale të re dhe të përmirësuar të Samsung Flip 2.

Kompania u njoh me çmime të shumëfishta të industrisë në ISE 2020. AV News i dha Samsung çmimin “Invacioni i Vitit” për ekranin e saj inovativ microLED The Wall Luxury. Samsung gjithashtu mori çmimin “Projekti AV i Vitit” nga AV News për punën e kompanisë në MSC Grandiosa, e cila shfrytëzoi ekranin e lakuar LED të Samsung IFH-D, për të transformuar shëtitoren qëndrore të brendshme të anijes.

Televizori QLED 8K i Samsung (QPT-8K), Samsung Flip 2 dhe MagicINFO Analytics Solution morën çmimet Top New Technology 2020 nga CE Pro dhe Commercial Integrator. Samsung Flip 2 gjithashtu fitoi çmimin “Best of Show”.

Për më tepër, stenda e Samsung në ISE 2020, e projektuar nga Sammy Lee, ishte një finaliste në kategorinë e gjerë të çmimeve ISE Stand Design Awards nga Exhibitor Magazine.

“Samsung po e bën teknologjinë e së nesërmes një realitet me zgjidhje të plota ekrani që janë më përfshirëse, bashkëpunuese dhe ndërvepruese se kurrë më parë. ISE është një nga mundësitë më të mira që Samsung të shfaqë aplikacione të përparuara të ekraneve tona lider të industrisë,” tha Hyesung Ha, Zv. President i Sektorit të Ekraneve Vizuale në Samsung Electronics. “Ne jemi të entuziazmuar për të zbuluar karakteristika të reja dhe formacione të zgjeruara të sinjalistikës sonë dixhitale me teknologjinë e gjeneratës tjetër, siç është 8K, modeli i ri i The Wall, ekranet bashkëpunuese dhe më shumë që do t’u ofrojnë bizneseve mundësi që nuk i kanë pasur kurrë më parë.”

QLED 8K SMART tani Operon 24/7

Këtë vit në ISE, Samsung do të zbulojë inovacionin më të fundit të vitit 2020, QLED 8K SMART – ekrani i parë në botë 8K i aftë për operim 24/7.

Ekrani më i fundit i QLED 8K (modeli QPT-8K) përmban një cilësi të jashtëzakonshme pamjeje. Televizori QLED Samsung njihet për prezantimin tërheqës të imazhit, teknologjinë HDR10+ dhe vëllimin 100 përqind të ngjyrave, plus saktësinë e përsosur të ngjyrave dhe shkëlqimin kulmor 2.000 nit. Televizori i ri është krijuar për t’u montuar në mur dhe është në dispozicion në versionet 65, 75, 82 dhe 98 inç, të përsosur për një gamë të gjerë të nevojave të biznesit.

I pajisur me procesorin kuantik AI 8K, ai ka aftësi të integruara 8K të Inteligjencës Artificiale dhe deep-learning, të cilat mund të rrisin automatikisht lartësinë e përmbajtjes jo-8K në rezolutën e pacenuar dhe reale 8K. Disa nga karakteristikat e fundit të ekranit ofrojnë funksionim të zgjeruar për industri, siç është kujdesi shëndetësor, për të përfituar nga qartësia vizuale reale dhe detajet e 8K. Me modalitetin e simulimit DICOM*, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të shikojnë imazhet mjekësore, duke përfshirë grafitë dhe MRI, për qëllime jo-diagnostikuese; falë teknologjisë superiore të ekranit të Samsung, imazhet shihen me detaje dhe qartësi të jashtëzakonshme.

Ekrani gjithashtu vjen me sistemin e fuqishëm operativ të Samsung Tizen 5.5 dhe mbështet lidhjen me deri në katër burime të ndryshme të përmbajtjes, të gjitha këto mund të shfaqen njëkohësisht në rezolucion 4K, për një gamë të gjerë të rasteve të përdorimit të biznesit, kur nevojiten shumë ekrane. QLED 8K është gjithashtu në përputhje me zgjidhjen më të fundit softuerike të Samsung për Ekranet, MagicINFO 8, duke e bërë çdo ekran të aftë të sigurojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse për bizneset e çfarëdo madhësie.

Ekranët e rinj do të jenë në dispozicion globalisht gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.

Zgjerimi i Formacionit The Wall deri në 583” për përdorim komercial

Përdorimi novator i teknologjisë microLED nga Samsung mundëson karakteristika krejt të reja në sinjalizimin dixhital. Përsëri këtë vit, ekrani modular microLED, fitues i disa çmimeve, i njohur si The Wall, është një nga përparimet më të përfolura të Samsung në teknologjinë e ekranit:

I zbuluar vitin e kaluar, The Wall Luxury paraqet një përvojë vizuale të pakrahasueshme me një grup karakteristikash lifestyle të disponueshme deri në një version mahnitës 292 inç 8K. Formacioni Wall i Samsung krenohet me mundësi të pakufizuara kur bëhet fjalë për madhësinë, rezolucionin ose raportin, dhe të gjitha ekranet janë plotësisht pa korniza.

Samsung po zgjeron formacionin e tij për The Wall këtë vit me The Wall for Business. Iteracioni i fundit aplikon përvojën vizuale lider në industri për një larmi të gjerë aplikimesh tregtare nga dhomat e kontrollit në qendrat e transmetimit, hollet, qendrat e projektimit dhe më shumë. The Wall for Business përmban një gamë të gjerë të madhësive dhe raporteve të konfigurueshëm dhe të përshtatshëm nga versionet 219 dhe 292 inç 4K, deri në versionet 437 dhe 583 inç 8K, më të mëdhenjtë të prezantuar ndonjëherë. The Wall for Business do të jetë në dispozicion globalisht duke filluar në ISE 2020.

Samsung Flip 2: Puna në Grup e Thjeshtuar

Samsung Flip 2 është një flipçart dixhital intuitiv dhe i lehtë për t’u përdorur me funksione të panumërta në korporata, arsim, industrinë kreative, shitjen me pakicë dhe më gjerë. Ekrani i azhurnuar ruan të gjitha tiparet më të dobishme të modelit origjinal, me një dizajn të zgjeruar dhe funksione të reja për të lehtësuar më mirë bashkëpunimin, shkëmbimin dhe të menduarit kreativ.

Për të ndihmuar bashkëpunimin më të mirë për përdoruesit në vende të ndryshme, Samsung në partneritet me liderin e industrisë Cisco Webex, bashkoi Webex Teams dhe Webex Roomkit Mini Solution me teknologjinë e ekranit Samsung Flip 2. Oferta Webex on Flip, e cila do të shfaqet në ISE 2020, u siguron përdoruesve një suitë të plotë të veçorive në një përvojë të integruar. Webex on Flip, me një përvojë intuitive të përdoruesit, lejon përdoruesit të navigojnë lehtësisht midis flip-çarteve, takimeve, prezantimeve dhe tabelave me dy drejtime me vetëm disa prekje të thjeshta. I ndërtuar posaçërisht për bashkëpunim në distancë, Webex Teams u lejon përdoruesve të bashkohen përmes platformës nga çdo vend për të kontribuar në ekranet e tyre përkatëse njëkohësisht, duke lehtësuar bashkëpunimin në kohë reale, pavarësisht se ku ndodhen.

Për më shumë informacion në lidhje me formacionet më të fundit SMART të Samsung në ISE 2020, ju lutemi vizitoni https://displaysolutions.samsung.com/ise2020 .

*QPT-8K nuk duhet të përdoret si një pajisje diagnostikuese mjekësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu