I sapolinduri peshon 390 gramë, “çdo ditë është luftë për të”

Rayden Isavic Mondragen ka ardhur në jetë më 20 shtator, por jo si të gjithë foshnjat e tjerë. Kur lindi ai ishte vetëm 26.7 cm dhe peshonte 396 gramë.

Nëna tij Marissa, vetëm 23 vjeçe, tregon se janë shokuar kur e kanë parë djalin.

“Na shokoi të gjithëve – gjithmonë na habit. Prisnim të kishim më shumë probleme me të, por ai po ia del shumë mirë”.

Marisa kishte pasur një shtatzëni të suksesshme, derisa bëri një kontroll rutinë në javën e 21-të për të parë nëse kishte sindromën Down.

Rayden lindi para kohe, në javën e 21-të, pasi nuk merrte oksigjen dhe lëndë ushqyese nga placenta dhe rrezikonte të vdiste në mitër.

Prandaj mjekët vendosën që të kryenin operacionin me metodën cezariane, edhe pse gruaja sapo kishte hyrë në muajin e 6-të të shtatzënisë.

“Në fillim nuk doja që ai të lindte para kohe”, tregon Marissa.

“Po nuk doja që t’i rrezikoja jetën”.

Menjëherë pas lindjes ai është vendosur në inkubator. Mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe të pazhvilluara, ndërsa sistemi tretës nuk po funksiononte siç duhej.

Pavarësisht gjendjes së tij, Rayen arriti t’ia dalë. Edhe pse është akoma shumë i vogël për moshën që ka, organet po i funksionojnë siç duhet dhe deri tani nuk ka shfaqur asnjë problem me trurin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu