Producentja e Big Brother VIP Albania 4, Sara Hoxha, ka ndezur rrjetin me një postim në InstaStory që shumë fansa po e konsiderojnë si konfirmim të heshtur të finalistes së tretë.
Në foton e shpërndarë nga Sara, shihet pamja nga Prime-i i fundit i spektaklit, i cili ka grumbulluar mbi 2.7 milionë shikime në YouTube – një sukses i jashtëzakonshëm për produksionin.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk janë shifrat, por fytyra e zgjedhur për këtë foto: Egli Tako.
Fakti që Sara ka zgjedhur pikërisht Eglin për ta vendosur në qendër të këtij momenti ka ngjallur shumë dyshime se ajo mund të jetë finalistja e tretë e BBVA4, pas Rozanës dhe Laertit.
A është ky një spoiler i qëllimshëm apo thjesht një zgjedhje e rastësishme?
Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës nëse dyshimet do të shndërrohen në realitet.