Saraj, qese e dyshimtë në vendvotim

Vendvotimi 2433 në shkollën “Dituria” në Komunën e Sarajit është hapur me vonesë të madhe, edhe atë në orën 8:30 minuta. Në këtë kohë kanë ardhur dy makina nga të cilat kanë zbritur persona që nuk kanë pasur shenjë identifikimi si persona zyrtarë.

Ata në qendrën e vendvotimit kanë futur një qese me përmbajtje të panjohur. Dera e vendvotimit ka qenë e mbyllur dhe nuk është lejuar hyrja dhe as të pyetet se çfarë po ndodh brenda, raporton vëzhguesi i CIVIL.

Dera e vendvotimit 2433 është hapur pas disa minutash pasi janë larguar personat që sollën qesen e dyshimtë. Pas ikjes së tyre filloi edhe procesi i votimit. Përballë qendrës së votimit gjendet një shtab partiak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu