Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është një nga shtatë pretendentët për nominimin e zgjedhjeve presidenciale në Francë të vitit 2017, të cilët do të luftojnë për kandidaturën e Partisë së qendrës së djathtë.
AFP ka theksuar se lista e pretendentëve për kandidaturën është konfirmuar sot zyrtarisht, dhe sipas kësaj liste Sarkozy do të jetë rivali kryesor i ish-kryeministrit Alain Juppe, transmeton Indeksonline.
Ndërsa Sakozy kohët e fundit ka theksuar se emigrantët që marrin shtetësinë franceze “duhet të jetojnë si francez” dhe ka dënuar provokimin e “ekstremizmit islamik-politik”, duke premtuar “luftë të pamëshirshme” kundër terrorizmit islamik.
Ai gjithashtu ka theksuar se nëse fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm, do të jetë “president i komunitetit kombëtar, sepse ai është i vetmi komunitet që është i rëndësishëm në Francë, komuniteti francez”.
“Në qoftë se ju dëshironi të bëheni një francez, ju flisni frëngjisht, jetoni si një francez. Ne nuk do të lejojmë integrimin e atyre që nuk punojnë. Unë e dua Francën, kam mësuar historinë e Francës. Dua të jem zëri i shumicës së heshtur, ka thënë 61 vjeçari, i cili ishte president i Francës që nga vitit 2007 deri në vitin 2012”, ka përfunduar Sarkozy. /