Kosova dhe Shqipëria vazhdon të jete preokupim për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve.
Sipas raporti të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për luftën kundër lëndëve narkotike, ndër tjera thuhet se Shqipëria dhe Kosova vazhdon të mbetet një vend jo vetme tranzit por edhe burim kryesor për prodhimin e marijuanës dhe një pikë (depo) për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.
Organizatat ndërkombëtarë antikrim: Mafia politike ne Kosovë është me fuqishme se ndërkombëtaret në rajon!
Jo vetëm DASH por edhe Observatoir Géopolitique Criminalite International flet ne raportin e saj te fundit për implikimin e klasës se larte politike ne krimin e organizuar, në veprimtari të përbashkët kriminale me anëtaret e Arkanit dhe mafian serbe. (“Activités criminelles de la classe politique kosovare..)
Mafia politike në Kosovë është me e fuqishme se ndërkombëtaret në rajon e kujtojmë aferat me EUELEX-in apo djegën dëshmive në polici aap, mos zbulimin e vrasjeve të bashkëpunëtoreve të presidenti historik Ibrahim Rugova apo mos zbulimi i gazetareve shqiptare qe përkrahën pavarësinë?!
Prokurori zviceran Bertossa e cilëson Shqipërinë si një kolmbi evropiane. Prokurori i Gjenevës Yves Bertossa në një interviste për “Presheva Jonë” duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në Zvicër ka pohuar se «shqiptarët përkundër të mirave kanë edhe të “këqijat” e tyre. Për këtë të fundit Bertossa flet konkretisht se “bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër.” Ndryshe edhe shefja e policisë zvcerane znj.Monica Monfanti është shprehur se trafikantet shqiptare të drogës një pjesë të madhe të mjeteve të fituar i derdhin në kontot e partive politike?!.
“Ky rrjet trafikantësh përbëhet kryesisht nga njerëzit nga Shqipëria dhe Kosova dhe kjo “mafie polikriminale “ është mjaft aktive në disa fusha të kriminalitetit të drogës dhe prostitucionit” ka pohuar prokurori Bertossa duke shtuar se “Shqipëria dhe Kosova fatkeqësisht sot është bërë një Kolombia evropiane..”
“Rritja e trafikut të drogës dhe akuzat e ndërkombëtare në adresë të Shqipërisë si një qendër transit apo baze e drogës që po furinozon jo vetëm vendet fqinje Serbinë dhe Greqinë por edhe pjesë tjera të Ballkanit dhe ato evropiane është droja që Shqipërinë të mos quajmë më “Kulombi”, por Kolumbinë si Shqipëria ?!.. ” ka deklaruar Roberto Saviano, shkrimtari më i njohur antimafie në Europë.
Se cila mafia është më e fuqishme në Ballkan Saviono në vazhdim është shprehur se “padyshim mafia kosovare, ajo ka edhe lidhje shumë të forta, jo vetëm në territor, por edhe në institucione. Shikoni, kemi të bëjmë me një Fenomen interesant. Mafia kosovare, konkurrenten dhe rivalen më të egër në kontrollin e trafikut të drogës ka mafien që vjen nga Shqipëria, që cilësohet si mafia shqiptare në Europë. Dhe ndërsa politika po flet për bashkim të Shqipërisë me Kosovën, krimi i organizuar ka një axhendë të ndryshme. Mafia kosovare bashkëpunon ngushtë me mafien serbe dhe atë rajonale kundër mafias shqiptare, duke e luftuar egërsisht atë. Do shtoja këtu shkurt se sot mafia politike në Kosovë është me fuqishme se ndërkombëtaret ne rajon..”
Prandaj, e them me mjaft keqardhje se droga në Shqipëri dhe Kosovë mund ta shndërroj vendin në një “kulombi” dhe të jetë kancer i vendit dhe ngecjes se perspektives dhe integrimeve ” ka pohuar ne fund Saviano.