Scholz: Ka vetëm një rrugëdalje për luftën, Putin të pranojë se planet e tij nuk do kenë sukses

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë në fjalën e tij përmbyllëse në samitin e G7 se vendet duhet të përvaktojnë vetë fatin e tyre dhe nuk duhet të sulmohen nga fqinjët, referuar pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ai dënoi sulmin në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilën tha se është përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë në Ukrainë.

Ka vetëm një rrugëdalje: që Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses”, tha Scholz duke iu referuar sanksioneve të vazhdueshme perëndimore.

Ai tha se vendet e G7 do të marrin në konsideratë një kufizim të çmimit të naftës ruse dhe shpresojnë të trajtojnë rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga pushtimi i Moskës.

Kancelari shtoi se 4.5 miliardë dollarë do të shpenzohen për të luftuar urinë globale, e përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu