Edhe sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson në takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha se Maqedonia është në rrugë të drejtë për të qenë shembull i suksesshëm për rajonin, ndërsa SHBA-ja do të vazhdojë të ketë rol pozitiv për stabilitetin dhe progresin e rajonit.
Tilerson e mbështeti agjendën reformuese në Maqedoni, duke i bërë thirrje Qeverisë të vazhdojë me zbatimin e saj. Ministri i Punëve të Jashtme mori pjesë edhe në konferencën e Këshillit Atlantik të SHBA-së, të titulluar si “Stuhia e radhës?
Formimi i së ardhmes ballkanike në epokën e pasigurisë”, ku u thirr të drejtohet para publikut të shumtë të përbërë prej ekspertëve dhe përfaqësuesve të korit diplomatik në Uashington./InfoShqip.com