Sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg mbrëmë arriti në Shkup, ndërsa nesër do të ketë takime me autoritetet më të larta shtetërore dhe do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.
VMRO DPMNE ka paralajmëruar se do të jetë e pranishme në sallë, ndonëse më shumë se një muaj po e bokotojnë punën e kuvendit. Me këtë sic thonë nga partia dëshirojnë të tregojnë përkrahje për antarsimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, ndërsa Stoltenberg viziton Maqedoninë në periudhën ku intensivisht po punohet në zbatimin reformave, bisedimet për emrin, por edhe në një periudhë kur Maqedonisë i janë rritur pritshmëritë se më në fund do tu mundësohet të integrohen në lidhjen më të madhe ushtarako-politike në botë./InfoShqip.com