Sekretet e yjeve te famshme (FOTO)

Këto personalitete të famshme kanë arritur të mbajnë larg vëmendjes së publikut disa gjera nga jeta e tyre private , edhe pse bëhet fjalë për “problemet tronditëse dhe skandaloze”.

Shumica e sekreteve në këtë listë në njëfarë mase kanë qenë të ekspozuara, por ka nga ato që kurrë nuk janë konfirmuar nga yjet, edhe pse janë të njohura gjerësisht.

Shumë pyesin veten se si kisha sajentologe ka një ndikim aq të madh mbi pasuesit e saj. Sidomos për anëtarin e saj më të famshëm, Tom Cruise, i cili ka lënë pas dore të bijën Suri, pasi u nda nga Katie Holmes, gjoja për shkak të sajentologjisë. Besohet se aktorja nga frika se kisha do të kontrollojë fëmijën e saj vendosi t’i japë fund martesës me Cruise. Ai thuhet se nuk e ka parë fëmijën e vet për më shumë se një vit, sepse kisha e tij e ndalon të jetë në kontakt me njerëz që nuk janë anëtarë të tyre.

yje1

Për vite të tëra flitet se Khloe Kardashian nuk është e bija e të ndjerit, Robert Kardashian. Këtë gjithashtu e pohon edhe ish-gruaja e tij, Ellen Pearson, e cila tha se në periudhën para vdekjes së tij ai ishte i vetëdijshëm për këtë, por Khloe-n prapë e trajtoi sikur të ishte e tij.

khloe

Këngëtarja, Lady Gaga, i ka mbështetur publikisht njerëzit, të cilët janë të mbijetuarit e abuzimit seksual, pastaj më vonë ajo ka pranuar se vetë ishte një viktimë e tillë. Ajo zbuloi në një intervistë se kur vendosi të bëhet këngëtare, ato momente i shfrytëzuan njerëz të caktuar nga industria e muzikës, të cilët kanë abuzuar në mënyrë të përsëritur me të. Edhe pse për vite të tëra është e pranishme në skenën muzikore, Gaga vetëm në kohët e fundit ka gjetur guximin të flasë publikisht në lidhje me ngjarjet e dhimbshme të së kaluarës.

gaga

Nëna e aktores së famshme vdiq nga kanceri dhe kjo është arsyeja pse Angelina Jolie rregullisht shkoi për të kryer ekzaminime mjekësore. U vërtetua se ajo ka një gjen që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes që mori jetën e nënës së saj. Kështu ajo vendosi t’i nënshtrohet një mastektomie të dyfishtë./Zeri

angelina

 


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu