Kryetari i LR -PDSH-së Ziadin Sela, gjatë debatit të “Tv Lajm” ku është pyetur lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me ndonjë nga partitë e reja në zgjedhjet lokale, ka thënë se bashkëpunimi është i domosdoshëm e sidomos në disa komuna.
“Ne do të duhet patjetër që të bashkëpunojmë dhe të nxjerrim një kandidat koncensual në Kërçovë sepse nuk guxojmë ta rrezikojmë Kërçovën”, ka thënë Sela.
Ai ka përmendur edhe komunën e Dollnenit që humbën në zgjedhjet e fundit të 2013, duke thënë se duhet lënë të hapur mundësia për një bashkëpunim në zgjedhjet e ardhëshme lokale./LajmTV