Sela: Debati për Njësitë zgjedhore është i rrejshëm dhe në dëm të shqiptarëve, ja pse

Lideri i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela thotë që debati në lidhje me Njësitë zgjedhore dhe ndryshimin e Ligjit për zgjedhje që po zhvillohet këto ditë në Parlament është i rrejshëm dhe në dëm të shqiptarëve për të minimizuar votën e tyre.
“Qëllimi është minimizohet dhe majorizohet vota e shqiptarëve. Kam fjalën këtu, në qoftë se krahasojmë të gjitha Njësitë zgjedhore, sidomos ato me shumicë shqiptarë, ku ka një diferencë prej çdo Njësie zgjedhore që varion prej 10.000 deri në 30.000 votues. Atëherë edhe Ne në këtë debat, në këtë krizë, që nisi me numrat e votuesve, duam edhe një herë publikisht të gjithë aktorëve politik të involvuar në këtë proces të ju themi një porosi: Hiqni votuesit fiktiv, ndërsa njerëz fiktiv në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por janë votuesit që ka shfrytëzuar VMRO-DPMNE, e të cilat janë maqedonas.” shprehet Sela.

Ai propozon që Maqedonia të kthehet në një Njësi zgjedhore, me anë të së cilës, sipas tij, do të merr fuqi vota e çdo qytetari të Maqedonisë, nga Tetova, Kumanova, Shkupi, Strumica, Manastiri dhe gjithandej të ketë vlerën e njëjtë.

“Me që po debatohet për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ktheni demokracinë dhe hiqni totalitarizmin nga subjektet politike shqiptare dhe bëni listat e hapura zgjedhore. “ tha Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu