Sela: Dibra, qendër e dijes dhe e guximit

Aleanca për Shqiptarët mbajti sonte tubimin qendror zgjedhor në Dibër, duke prezantuar kandidaturën e kandidatit për qytetin e Dibrës nga ASH dr.Arben Agolli.

Ziadin Sela foli për përkushtimin e ASH në kthesën e madhe politike që ndodhi në Maqedoni, falë ASH dhe gjithë antarësisë së saj, duke kontribuar drejt faktorizimit të shqiptarëve në politike, si force reale.

Shembulli i zgjedhjes së Kryetarit shqiptar i Kuvendit të RM, është falë Aleancës për Shqiptarët dhe anëtarësisë së ASH të cilët qëndruan stoik dhe sakrifikuan për dallim nga tjerët që nuk ishin aty dhe ikën pikërisht në ato momente kritike, ndërsa sot nëpër fushate trumbetojnë se ata janë bartëse të proceseve të mëdha.

Ai, po ashtu tha se gjithmonë në Dibër ka gjetur dije dhe guxim, dhe Dibra dhe dibrantë gjithmonë janë karakterizuar me civilizim, kulturë dhe respekt! /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu