Sela -Dimovskit: Kur ishit me BDI-në nuk ju pengonin takimet tona në Tiranë

Nëse keni ndonjë pyetje rreth Deklaratës apo ashtu siç e quani ju platformë i nderuar Dimovski duhet të na pyesni neve që e kemi nënshkruar. Ja, po ju tregoj, nënshkrues jemi Aleanca, BDI dhe Besa. Pyetjet do duhet të na i drejtoni neve e jo LSDM-së. Kështu ia ka bërë me dije Ziadin Sela Ilija Dimovskit të VMRO-DPMNE-së, nga foltorja e Kuvendit, raporton gazeta Lajm.

“Të ju rikujtoj, para se të takohemi në Tiranë ne u takuam në Pogradec, e kemi edhe një fotografi të bërë së bashku me Edi Ramën e Ilir Metën, por atëherë nuk u pengonte se atëherë ishit me BDI në qeveri e tash po u pengoka”, deklaroi Sela.

Dimovski kujtoi Selën se ata nuk kanë asgjë kundër shqipërisë por problemi është se, sipas tij, Edi Rama ka mik të ngushtë Xhorxh Sorosin.

“E kam një propozim që e kam menduar që herët. Ja po ua them, ajde të mblidhemi ne të gjithë së bashku ta nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët, që të gjitha të drejtat që i kanë shqiptarët në Maqedoni t’i gëzojnë edhe maqedonasit në Shqipëri, pa caktuar numra sepse edhe ju jeni në dilemë se sa jeni”, pohoi Dimovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu