Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ai i LR-PDSH-së, Ziadin Sela kanë shkuar për një takim të përbashkët me madnatarin për formim të qeverisë, Zoran Zaev.
Edhe pse Zaev disa herë pati deklaruar se për 10 ditë do të formojë qeveri dhe deklaratës së para 2 ditëve që deri të premten presin të formohet qeveria, tani jozyrtarisht mësohet se marrëveshja për formim të qeverisë do të publikohet javën e ardhshme, njofton InfoShqip.
Pas takimit me Ahemtin dhe Selën, Zaev do të takojë edhe kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin./InfoShqip.com