Sela godet ambasadorin serb dhe Zaevin

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se emërimi i Rade Bullatoviç, një ish-udhëheqës i UDB-së për Ambasador të Serbisë në Shkup është provokim i rëndë për Maqedoninë si shtet dhe sidomos për Shqiptarët për faktin se në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit u dëshmua se ishte e përfshirë direkt UDBA Serbe.
I bëjmë apel Kryeministrit Zoran Zaev, gjithashtu dhe Kryetarit të Shtetit, Ministrit për punë të Jashtme dhe Kryetarit të Kuvendit që të veprojnë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme që mos të kaloj një provokim i këtillë ende pa u zbardhur roli i punonjësit të Ambasadës Serbe i cili u gjend në Kuvendë në ngjarjet e 27 Prillit me ç’rast më rëndë e pësoi Kryetari i Aleancës Ziadin Sela dhe Zoran Zaev.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu vlerëson se faktori politik Shqiptarë pjesëmarrës në pushtet nuk duhet të heshtë përball një provokimi të këtillë, përkundrazi duhet të merr përgjegjësinë politike dhe të arsyetoj pjesëmarrjen në pushtet.

Aleanca për Shqiptarët si opozitë e vetme shqiptare nuk do të heshtë përball një provokimi të këtillë por do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme politike veçanërisht në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë EU dhe SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu