Sela godet Dimovskin: Idetë e juaja të mbrapshta, ne do bëjmë shqipen të barabartë

Pas deklaratave nacional-shoveniste të Shefit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski i cili publikisht e tha që shqiptarët asnjëherë nuk do jenë të barabartë me maqedonasit dhe dygjuhësi nuk do të ketë në Maqedoni, kundërpërgjigjet lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, i cili shprehet se s’është se çka jepni ju, por çka do duam dhe çka do të marrim ne për shqiptarët.

Ja deklarata e plotë e Selës:

 “Se çfarë ideshë keni ju (VMRO) për ne këtë e dimë. E dimë shumë mirë biles, sepse na e kujtoni çdo ditë, jetojmë me idetë e juaja çdo ditë. I shohim në sytë e fëmijëve tanë idetë e juaja të mbrapshta. Po ja që tash e tutje aspak sdo ketë rëndësi ç’mendoni ju për ne, por ç’duam dhe ç’do bëjmë ne për veten. Ne do marrim… Shqipja e barabartë në të gjithë territorin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu