Sela goditet nga miku i tij i dikurshëm: Ziadini u shndërrua në zëdhënës të Artan Grubit

Ish themeluesi i ASH dhe anëtar i dikurshëm i kryesisë së saj, Latif Arifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka goditur Ziadin Selën i cili ditë më parë bombardoi me kritika bllokun opozitar.

Shkrimi i plotë i Arifit në Facebook:

Dy fjalë për mikun tim: “Gladiator”i dikurshëm i një beteje të përbashkët që shëndrua në zëdhënës të Artan Grubit!

Paraqitja publike e ish kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela në konferencën e Frash-it në Gostivar, jo që ishte skandaloze po ishe e një niveli tejet të ulët, që më së paku i kishte hije një ish kryetari, ideatori dhe themeluesi të Aleancës për shqiptarët.

Të biesh në nivel kaq të ulët, të ngjallësh reagime të ashpra jo vetëm të atyre që edhe bashkëpunove dhe lidhe koalicione dje, por edhe të atyre mijëra qytetarëve e votuesve të Aleancës për shqiptarët, që u besuan fjalëve të tua se ishte ti “Skënderbeu” që do t’a mundte Ali Ahmetin dhe do t’a sillte ndryshimin të shqiptarët,jo që është e pahijshme nga ana jote, por është edhe marrëzi e llojit të vetë dhe më së paku e pritshme nga një Ziadin Selë që të menduam ndryshe dje.

Mbase me shumë konstatime të tija edhe mund të pajtoheshim sa u përket bashkëpunimeve me liderë dhe parti që ai i atakoi mbrëmë, sepse vërtet ata nuk jan lule për t’u marrë erë, por assesi nuk duhet që Ziadin Sela t’a largoi përgjegjësin nga vetja e tij për dështimet e shumta jo vetëm në raport me ata, po edhe në raportet e bashkëpunimit me njerëzit e tij të afërt që i besuan aq shumë dje.

Kur të gjithë prisnin një rikthim të fuqishëm të, tijin pas një letargjie të gjatë, ndodhi ajo që thuajse askush nga ne nuk e priste dhe nuk donte t’a shihte një Ziadin të transformuar nga një “gladiator” të fuqishëm të luftës kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit, në një argat të Artan Grubit, duke u shëndruar në një zëdhënës personal të tij.

Sidoqoftë, mbase ai mund të ketë një brengë të madhe brenda vetes që ne nuk ja heqim dot, ose mos dhashtë zoti që ndoshta dikush t’ia ia ketë shkelur bishtin, ashtu sikur dikur fliste me ëndje për “bishtat e shkelur”, por për një gjë të jetë i sigurtë se jo të gjithë në Aleancën për shqiptarët i kanë bishtat e shkelur dhe se beteja kundër të keqës , kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së, në Aleancën për Shqiptarët do të vazhdojë deri atëherë kur shqiptarët do t’a kenë pensionuar politikisht këtë të fundit,me ose pa Ziadin Selën.

Për fund mos të ju ngelem borxh disa mercenarëve që nuk ju ka pëlqyer ky mendimi im i lirë.

Të gjithë ju që fatmirësisht jeni të pakt në numër dhe të lexuar tashmë , as mos guxoni t’a mbroni Ziadin Selën sepse ju njoh mirë, se ju nuk e mbroni atë dhe nuk dini t’a mbroni atë , e as që keni kapacitete të tilla, po ju mbroni rrogat tuaja që i keni marrë dhe vazhdoni t’i merrni në Aleancë. A për atë se si mbrohej Ziadin Sela dikur, jam i gatshëm të ju jap trajnim falas!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu