Ziadin Sela në emisionin “Debat” të udhëhequr nga kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari, ka folur gjerë e gjatë për aktualitetin politik të Maqedonisë. Ai ka folur për platformën e LR-PDSH, bashkëpunimet e fundit, raportin me partitë maqedone si dhe dështimin për të bërë një bashkëpunim opozitar më të zgjeruar.
Ai zotohet se subjekti i tij politik dhe ai personalisht do të jenë të sinqert në premtimet politike.
“Kam kërkuar edhe para se të nisë me LR-PDSH, synimet e mia kanë qenë të kundërta me atë që subjektet tjera politike ua plasojnë qytetarëve. Ne duam të jemi të sinqert në premtimet tona. LR-PDSH nuk do të bëhet pjesë e qeverisjes, derisa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese që janë të parapara në agjendën tonë politike. Në nuk themi se do të hyjmë në Qeveri derisa nuk ndryshon Kushtetuta dhe Ligjet e parapara në agjendën tonë politike. Subjektet tona marrin vota në emër të gjuhës shqipe dhe pastaj zbatojnë platformën e VMRO-DPMNE-së ose LSDM-së”, tha mes tjerash Sela, raporton Portalb.
Sipas tij, nuk janë problemet në Maqedoni qytetare, por janë etnike.
“Realiteti etnik është kjo: ka dy popuj që ndërtojnë prosperitetin e këtij shteti, ashtu sikur këta dy popuj mund ta destabilizojnë Maqedoninë”, është decid Sela.
Sela fajin për mosbashkëpunim me Lëvizjen Besa tha se kjo e fundit e ka minuar bashkëpunimin që në fillim.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: