Sela: Kemi ardhur t’ju marrim besë dhe jo t’ju bëjmë me besë sepse Ju keni besë!

Mbrëmë u mbajt Kuvendi i zgjedhjes së strukturave të rinisë në degën e Gostivarit të LR-PDSH-së. Salla e pallatit të kulturës të Gostivarit ishte e vogël për ti nxënë të rinjtë që ishin përgjugjur masovikisht ftesës së LR PDSH për konsolidimin e strukturave të rinisë. Kryetar I Rinisë për degën e GV së LR PDSH me shumicë votash u zgjodh Muhamed Sallai.

Në fund Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela pasi I përshëndeti dhe I falenderoj rinistët e Gostivarit ai tha: se vetëm për një javë kemi arritur të tubojmë me qindra, dhe mijëra të rinjë në cdo qytet të cilët I përgjigjen ftesës për organizimin e kuvendeve. Ai me tej ju tha të rinjëve se të gjithë bashkarisht duhet të japim kontribut që ta ndërtojmë ardhmërinë. Fjala ardhëmri, asocon me rini dhe kur nuk kemi ardh këtu dhe tju themi se do tju bëjmë me BESË pasi që ne mirë e dimë se shqiptarët kanë besë dhe ska nevojë që subjektet politike ti bëjnë me BESË. Në vijmë këtu që të marim besë prej jush.

Na jepni besën dhe besimin në mënyrë që në mënyrë të dinjitetshme ti përfaqësojmë shqiptarët ashtu sic duhet përfaqësuar. Ai më tej shtoi se të gjithë ne e kemi ditur se do të përballemi me të gjithë sulmet, shpifjet nga më të ndryshmet, e dinim se do t përballemi me BDI dhe PDSH, por se do të përballemi me një pjesë tjetër që I thot vehtes parti opozitare që cfar ska shpifur ndaj nesh vetëm për të na dëmtuar dhe për të na anatemuar neve dhe pas kësaj silleshin sikur nuk ka ndodhur gje duke I shkrire aktivitetet e forumeve të partive të tyre, megjithate ne të gjithë këtyre shpifjeve jemi përgjigjur me bshkëpunim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit. Në edhe më tutje do të vazhdojmë ta shtrime dorën e bashkëpunimit sepse ne bashkëpunimin opozitar dhe fitoren e popullit shqiptarë këtu në Maqedoni e kemi me gjith mend dhe nuk e kemi lojë politike për të bërë ca deputetë meë tepër që ti kemi në parlament. Ai me tepër shtoi se në nuk na duhet vetëm vota e shqiptarëve porn a duhet bekimi I tyre që të flasim në emër të shqiptarëve, ne duam që të gjithë shqiptarët ti bëjmë fitimtarë.

Këtë e kanë kuptuar të gjithë dhe për ate jemi bërë bashkë në Aleancën e shqiptarëve së bashku me RDK dhe Unitetin dhe dita e ditës kjo aleance shtohet me opozitarët e vërtetë që janë shqiptarët që jetojnë këtu në Republikën e Maqedonisë.

Në fund ai ju bërë thirje të gjithë partive opozitare jashtë parlamentare që nuk jane me ne se ne jemi të hapur ti pranojmë si vëllezër, të barabartë ashtu sic I kemi pranuar të gjithë tjerët , bashkarisht të lidhemi , në ëmër të platformës të Alenacës për Shqiptarët , në mënyrë që të mbrojmë bashkarisht interest e shqiptarëve dhe do tja dalim në këtë formë sepse qëllimin e kemi fisnik dhe politikbërjen e bëjmë në emër të atyre gjeneratave të reja dhe besoj se populli do të na kuptoj shumë mirë. E dashur Rini mos lejoni që dikush tjetër ta ndërtoj ardhmërinë tuaj , të drejtat nuk fallen, të drejtat meren në momentin që vetëdijësohet një popull dhe I takon ajo e drejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu