Sela: Ky pushtet vazhdon të bëjë spastrim etnik të shqiptarëve

Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” ka zbarkuar sonte në rajonin e Prespës, gjegjësisht në fshatin Kranjë, ku lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela, para të pranishmëve tha se ky pushtet vazhdon të bëjë spastrim etnik të shqiptarëve, duke i detyruar që në mungesë të perspektivës ekonomike, të ikin nëpër vendet evropiane. Sela gjithashtu akuzoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi, se janë partnerë të shkëlqyer pas shpinës së shqiptarëve ndërsa në opinion aktrojnë se janë armiqë dhe i armiqësojnë shqiptarët mes vete.

“Ne pa vetëdijë ndoshta e ndjekim se çfarë po ndodhë, por spastrimi etnik nuk është vetëm të vrasësh një familje dhe e spastrove një popull, jo. Spastrim etnik quhet kur ngelet shtëpia bosh. Ky plan i cili nuk është vetëm këtu, funksionon në Strugë, funksionon në Dibër, në Gostivarë janë mbi 10 mijë të rinjë të cilët janë larguar brenda këtyre tre muajve. Ne nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë. Ne nuk duhet të lejojmë që të largohen fëmijët tanë. Më 11 dhjetor është shumë e rëndësishme që të mobilizohemi sa më shumë dhe të dalim të votojmë, të votojmë për subjekte politike shqiptare. Aleanca për shqiptarët është e përcaktuar për shtet binacional, për gjuhë zyrtare shqipe në të gjithë shtetin”, deklaroi lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu