Sela largohet nga komuna e Strugës, do kandidojë për deputet

Kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela së shpejti do të lëshojë karrigen e kryetarit të komunës në Strugë dhe do të kandidohet në listat e deputetëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Një paralajmërim të tillë Sela e ka bë në emisionin Argument që do të emitohet në TVM2, ku ka qenë mysafir përballë analistëve Sefer Tahiri dhe Albert Muslaiu, shkruan Gazeta Lajm.

Lajmin përmes facebookut e ka bërë të ditur analisti Tahiri.

“Debat në Argument Në TVM2, në debatin “Argument” Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH- së përballë meje dhe Albert Musliut.
Një debat i hapur, në të cilin qartësohen shumë dilema.
Lajmi i këtij debati është se Sela do të bëhet deputet, duke lënë karrigen e kryetarit të komunës së Strugës”, ka shkruar Tahiri në facebook, duke paralajëmruar emisionin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu