Sela me ‘bombë’ të fortë, ja çka paralajmëron

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti tubimin e radhës në Shkup ku u prezantuan Kandidatët për Kryetarë të Komunave të Shkupit dhe rrethinës.

Ziadin Sela para Shkupjanëve paralajmëroi formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare (BKSH).

Me këtë rasë ai tha: sot nga Shkupi paralajmërojmë që pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve lokale do të formohet Bashkësia e Komunave Shqiptare, konsiderojmë se ka ardhur koha për të bërë një hapë të këtillë, gjë për të cilën nevojitet guxim dhe ne e kemi dëshmuar se nuk na mungon guximi për ti lëvizur gjërat përpara sidomos për çështjet me interes kombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu