Sela: Nëse nuk respektohet legjitimiteti mbetemi në mëshirën e Mickoskit

ASH-ja e Ziadin Selës mbrëmë ka zbarkuar në Shkup. Me moton “Kuvendojmë me Shkupjanët” ASH-ja nis serinë e takimeve me qytetarët, sic u tha, për të demaskuar këtë qeveri dhe për të alarmuar shqiptarët për legjitimimin e politikave të VMRO-DPMNE-së. Kreu I ASH-së, Ziadin Sela, para të pranishmëve u shpreh edhe për rrezikun nëse nuk respektohet legjitimiteti I shqiptarëve.

“Ç`bëjnë këta Kryetarët e VLEN-it? Legjitimojnë veprimet të cilët VMRO-DPMNE-ja dhe të gjithë dashakëqinjtë e shqiptarëve këtu në RMV i bëjnë, duke na hequr të drejtat tona, të cilat janë arritur me shumë mund dhe sakrificë. Edhe atëherë edhe tani, për kundërshpërblim kanë vetëm pushtetin.

Ç`ndodh nëse vazhdimisht nuk respektohet legjitimiteti I shqiptarëve? Ku do të përfundojmë ne si popull? Ju e dini përgjigjen! Ja po ua them edhe unë. Në mëshirën, për të mirë e për të keq, të Mickoskit e të Petkos, Trajkos e dikujt tjetër. A jeni të sigurtë në këtë mëshirë Ju? As unë, as Ju, as fëmijtë tanë. As ata që kanë lind e do të lindin, nuk mund të jenë të sigurtë në këtë lloj mëshire të këtyre njerëzve të cilët historian a tregon se vetëm kanë ndryshuar krahë” – tha Sela. /tvklan.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu