“Sela nuk është i sinqertë për koalicionet, Ali Ahmeti prapë e ka çelësin për ta përçarë opozitën shqiptare”

Shkruan: Emad Mehmeti

Ziadin Selës i duhet Menduh Thaçi!

A e keni vërejt se liderët partiak sa e duan bashkëpunimin e partive shqiptare, por të atyre që e dinë se assesi nuk mund të bashkohen! Ja për shembull, Ziadin Sela, i thirrë “Alternativën” dhe Besen që të bashkohen me të. Sipas kësaj logjike i bie njësoj sikur t’i thuash Selës: bashkohu ti njëherë me Menduh Thaçin dhe PDSH. Identik e njejta situatë. Prandaj, kur flasim për parime duhet të tregohen ato me vepra, e jo vetëm me fjalë të bukura.

Vlerësoj se Sela duhet të sillet kujdesshëm këtë radhë me bashkëpunimet, nëse do që realisht të mposhtet BDI-ja. Sidomos, kur dihet se çka pësoi ai në zgjedhjet e 2016-tës, me “vesel çelsat” që i përdorte Ali Ahmeti kur t’i tekej, e të cilët i kishte në koalicion tek Aleanca. Momentet politike duhet të nuhaten në kohë, sidomos kur ka informacione të sakta se kush me kënd është!

Andaj, edhe sot jo rastësisht lideri i BDI-së bën thirrje që të bashkohen të gjitha partite shqiptare kundër tij! A mendoni se me naivitet e thotë këtë deklaratë? A mendoni se Aliu punon të humb BDI-ja e tij? Sigurisht se jo, ai e deklaron këtë sepse çdoherë ka një “çelës të tipit vesel” në radhët e partive shqiptare. Siç e kishte në zgjedhjet e kaluara e ka edhe këtë herë. Me këtë, deklaratat se kujt i bëhet ftesa për koalicionime duhet të maten e të jenë qëllim mira, se përndryshe del se bëhen sa për të larë gojën.

Krejt në fund mos të del se ai që thërret më së shumti në bashkëpunim, në fakt me apo pa vetëdije ju fryn përçarjeve, të cilat dihet se kujt i shkojnë për shtati!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu