Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar në komunën e Strugës, Zijadin Sela ka bë videoparaqitjen e parë përmes rrjeteve sociale pas raundit të parë zgjedhor. Edhe pse nuk e ka thënë drejtpërdrejtë, Sela e ka paralajmëruar arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Besa, shkruan Gazeta Lajm.

“Më 29 Tetor e reja do të fitojë kundër të vjetrës gjithkund ku garon, në Likovë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe gjëkund ku garon, e reja do të fitojë kundrejt të vjetrës”, ka theksuar Sela.
Duket një aludim i qartë nga ana e tij për koalicion me Lëvizjen Besa, duke pasur parasysh se “e vjetra” në skenën politike shqiptare në Maqedoni është BDI-ja.
“Nuk kam dyshim se do të korrim fitore në Strugë, por ehde në Gostivar, Dibër, Bogovinë, Vrapçisht”, ka shtuar Sela duke shtuar se “ashtu siç ngadhënjyem në raundin e parë, ashtu do të ngadhënjejmë edhe në raundin e dytë”.
Video: