Sela pro shkrirjes së “Aleancës” në një parti (VIDEO)

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejtë…” ka deklaruar se ai dhe partia e tij janë të gatshëm të iniciojnë dhe të mbështesin shkrirjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët në një parti të vetme. Sa i takon përzgjedhjes së kreut të kësaj partie të ardhshme, Sela tha se ai do të përzgjidhet nga organet e atij subjekti. Pas publikimit të lajmit se koalicioni Aleanca për shqiptarët shkon drejtë shkrirjes në një parti të vetme, reagoi RDK-ja e Vesel Memetit, sipas të cilëve, Aleanca është dhe do të mbetet subjekt i tre partive politike.

Unë jam që të bëhet Aleanca për Shqiptarët, kush do e drejtojë është çështje tjetër që do ta vendosin strukturat e kësaj partie kur të bëhet partia. Sa i përket pjesës së LR-PDSH-së unë jam i gatshëm që ta hapim këtë temë dhe ta bëjmë një parti që do të quhet Aleanca për Shqiptarët – tha Ziadin Sela, kreu i LR-PDSH-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu