Sela: Pyeteni Taravarin se si ndjehet kur njeriun që e ka mveshur me pushtet i liron kriminelët e 27 prillit?!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, Pane Toshkovski, i cili ka paralajmëruar se do të nisin procedura kundër atyre që dikur ishin të paprekshëm.

Sela tha se është i bindur se ata as nuk shantazhohen dhe as nuk heqin dorë nga misionin i Frontit Evropian për të mbrojtur votën e qytetarit shqiptarë.

“Kam paralajëmruar këtë situatë edhe në kohë fushate kur Mickoski bënte defile me shërbëtorët e tij përpara se të mbhen zgjedhjet të tipit të Taravarit dhe ato tjerët që janë pjesë e atij koalicioni që quhet VLEN, ju kam thënë se nëse Mickoski ka gjet vendin se ku do të shpreh legjitimitetin e vet do të duhet të na tregojë se kush është territori ku shqiptarët do të shprehin legjitimitetin e tyre”, tha Sela, raporton SHENJA.

Ai tha përpara se të shkojnë në përndjekjen e asaj që ata e quajnë krim, le të japin llogari se përse kriminelët e 27 prillit janë në shtëpi sot dhe jo në burgim.

“Këta duan të ndërtojnë 27 prillin, këto i lëshojnë kriminelët që janë të dënuar për terrorizëm dhe dhunë ndaj institucioneve të shtetit… Drejtoheni këtë pyetje se si ndihet z.Taravari dhe z.Snopçe kur njeriun që ata e kanë veshur me pushtet i liron kriminelët e 27 prillit”, deklaroi Sela. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu