Sela sulmon Alternativën: U dhamë 4 deputetë, tani na bëjnë moral

Ish-kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin sela gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e II të FRASH në Gostivar, ka sulmuar opozitën shqiptare. Pa përmendur emra, por që le për t’u kuptuar, ai tha se ata si forcë e parë opozitare asaj kohe u kanë shtrirë dorën të gjitha forcave opozitare shqiptare. Sipas tij, ata i dhanë Alternativës plot 4 deputet, ku nëse dilte vetëm nuk mund të merrte më shumë se 1 apo 2 deputetë.

“Këta që sot i thonë vetes opozitar, te Aleanca për Shqiptarët kanë gjetur vetëm dorën e zgjatur të bashkëpunimit. Edhe duke ua ditur fuqinë e tyre politike, ne jemi sjellë me vizion për një bllok të madh opozitar, për të sjellë ndryshimin sa më shpejt. Ne i kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit një force politike që mund të merrte 1 apo 2 deputet, ne u dhamë 4. Në fund na kthyen shpinën dhe ikën, ndërsa sot në opozitë na tregojnë moral. Por ne do t’ua tregojmë vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”– tha Sela.

Ai po ashtu ka sulmuar edhe Besën e Kasamit, duke i kujtuar se i kanë dhënë pushtet për të forcuar bllokun opozitar, ndërsa ata, sipas tij, sollën përçarje.

”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet më i fortë, ashtu edhe 2017 kur ishim pjesë i Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjer nga Qeveria, këta bën lojën u ndanë në dysh na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, Qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal ne mënyrë që të ndërojnë bllokun e potencën e opozitës, ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë por nuk ia arritën” – shtoi Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu