Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela pas mbajtjes së takimit të liderëve të iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë për medie ka thënë se takimi është i rëndësishëm, dhe se ata janë duke e pritur Lëvizjen Besa dhe PDSH-në.
“I rëndësishëm për politikbërjen shqiptare dhe kuptimin që do të marr politikbërja shqiptare tash e tutje. Ata të cilët e mohojnë këtë gjë japin prova për atë që politikbërja ka bërë brenda pesë viteve brenda përbrenda subjekteve politike shqiptare. Çdoherë kanë qenë provë qëndrimi që ura komunikimi duhet të ketë ndërmjet subjekteve politike shqiptare pa marr parasysh a janë në opozitë apo do të janë në qeverisje. Ne jemi këtu për të bashkuar veprimin politik dhe jo subjektet politike.
Në zgjedhje me siguri do të jemi kundërshtarë prapë me zotëri Ali Ahmetin. Por, në këtë fazë mendojmë se ne duhet që të kemi qëndrime të përbashkëta në mënyrë që ta ndjen presionin blloku tjetër politik në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhen interesat e atyre që ne i përfaqësojmë. Ne jemi për të sjell të drejta shqiptarëve të Maqedonisë dhe nuk jemi kundër dikujt. Është një takim i rëndësishëm do të thoja dhe shpresoj që radhën tjetër të marrin pjesë të gjitha subjektet politike shqiptare, sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta edhe në platformën politike, por kemi edhe përgjegjësi ndaj atyre që na kanë votuar.”- deklaroi Ziadin Sela, raporton TetovaSot.Përndryshe, takimin e sotëm, Lëvizja Besa e anuloi për shkak të asaj se në KSHZ është votuar kundër ankesës së Lëvizjes Besa në njësinë zgjedhore numër 2.