Sela: Vota e tetovarëve vendos për fatin e shqiptarëve

Aleanca për shqiptarët ka prezantuar para banorëve të Komunës së Tearcës platformën “Ndryshe”.

Gjatë prezantimit para banorëve të Tearcës, përfaqësuesit e koalicionit të LR-PDSH-së, Unitetit dhe RDK-së thanë se vota për aleancën do t’i nxjerrë humbës VMRO-në e Gruevskit, dhe BDI-në e Ahmetit, të cilat, sipas Ziadin Selës janë bashkërisht fajtorë për diskriminimin e shqiptarëve në çdo fushë të jetës.

“Pesha e votës tuaj është dhjetë fish më e madhe se e çdo votë tjetër, e cila merret në vendet tjera ku jetojnë shqiptarët.

Prandaj, dhjetë fish më tepër ju duhet ta keni përgjegjësinë në ditën e votimit. Vota nuk i jepet për hatër dikujt që e njeh.

Me votë vuloset ardhmëria e fëmijëve, të cilët i keni në shtëpi, prandaj të merret më seriozisht ky proces”, ka thënë Sela.

Aleanca për shqiptarët, pritet që sonte të vizitojë banorët e Novo Sellës dhe Negotinës dhe do të mbajë tubimin qendror në Bogovinë.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu