Sela: Zaevi më tha se Ahemtit i pengon që jam nacionalist

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin Klik Plus ka folër për çështjet e fundit që kanë ndodhur në Maqedoni, njofton InfoShqip. Ndër tjetrash ai ka folur edhe për marëdhëniet me liderët tjerë shqiptarë

Ai tha se nuk mban kontakt dhe nuk flet me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ndërsa për kryetarin e RDK-së, Vesel Mehmedi, tha se Aleanca e ka veshur me petka të deputetit atë.

Për sa i përket Ali Ahmetit, duke biseduar për retorikat nacionaliste, theksoi se në takimin që ka pasur me kryeministrin Zoran Zaev, ky i fundit i ka thënë se nuk i pëlqen Ahmetit retorika nacionaliste e Selës.

Jo Zaevit, por Ali Ahmetit i pengon nacionalizmi im. Si mund ti pengon një shqiptari fakti që luftoj për shqiptarët?“-theksoi Sela./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu